Mania e rrjeteve sociale i ka përfshirë të gjithë, si të rritur ashtu edhe fëmijë.
Për të marrë sa më shumë pëlqime (likes) dhe për t’u bërë “viral”, fëmijët dhe të rriturit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.
Kështu një djalë për të rënë në sytë e përdoruesve të TikTok ka shfrytëzuar një mace të vogël.
Në pamjet e shpërndara në rrjetin social, i riu duket teksa hedh macen e vogël nga ballkoni i një ndërtese.
Qytetarja që denoncon rastin thotë se djali i mitur në video duhet të kuptojë gabimin e tij ashtu si edhe komentuesit që shohin video të tjera.
Denoncimi i qytetares:
pash kete video ne tik tik pa i prishur imazhin askujt por doja ta ndaja me ju kte video se si i trajtojn kafshet femijet per disa klikime npr rrjete mund ta postoni nese mundeni ( sic thash dhe njehere pa i prish imazhin askujt ) por qe ta kuptojn gabimin dhe nga komentusit qe do e shohin kete video !!!

