Skip to content

Çerkezi

Menu
Menu

Ήistorike/ Βoksieri i kombëtares shqiptare shρallet nënkampion bote

Posted on December 5, 2023
Share

Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.

16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov. Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të rinjtë në boks, me sportistin shqiptar që është në rrugën e duhur. Një kontribut për këtë sukses ka edhe trajneri Klaudio Çekini.

Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich.

Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t’u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov.

Share

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • One Stop Shop Jo Funksional Bèn Gerrdi ne Vikend
  • “Sot, përkujtojmë me mall, krenari, me zemër të rënduar, por me ballin lartë dajën tonë, Mujdin Aliu”
  • “Kufirin e kalova për 1 minut”‼ “One stop shop” lehtëson lëvizjen në Bllacë‼
  • Tê Merkuren Fillojn Punimet e Hekurudhes Çerkez
  • Veterinary Professionals Advocate Against Inhumane Cat Declawing In Rhode Island

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • April 2025
  • June 2024
  • April 2024
  • January 2024
  • December 2023
  • November 2023

Categories

  • Uncategorized
©2025 Çerkezi | Design: Newspaperly WordPress Theme