Një tërmet me magnitudë 5.1 ka tronditur turqit pranë Gjirit Gemlik të rrethit Mudanya të Bursës.
Afërsisht 3 minuta pas tërmetit që ndodhi rreth orës 10:42 të mëngjesit, një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi vendin. Tërmeti është ndjerë jo vetëm në Bursa, por edhe në Stamboll, Kocaeli, Yalova, Balıkesir dhe qytetet përreth. Ndërkohë që tërmete të tjera, por me magnitudë më të ulët kanë ndodhur edhe më vonë.
Momenti i tërmetit u pasqyrua në kamerat e sigurisë të vendeve të punës dhe shtëpive dhe zgjati përafërsisht 10 sekonda. Në kamerat e sigurisë është kapur edhe momenti i “arratisjes” së qytetarëve nga dyqanet e tyre. Pasi ndërtesat krijuan çarje nga tërmetet e vazhdueshme, qytetarët që donin të largoheshin nga Mudanya krijuan trafik të rënduar në qendrën e rrethit.
Banorët e zonës thanë:
Kemi përjetuar një panik të madh, u drodh keq. Nuk ka dëme në pronën tonë. Ne vrapuam te fëmijët dhe familja ishte në panik. Njerëzit dolën në rrugë dhe kishte bllokime të trafikut. Qeveria dhe pushteti lokal duhet të marrin masa.