Të nderuar banorë të fshatit Çerkez, qytetit të Kumanovës si dhe vendbanimeve për rreth
Me kënaqësu ju njoftoj se pas një kordinimi goxha të gjatë në mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore, arritëm deri të dakordimi për rregullimin e vendkalimit dhe hekurudhës në hyrje të fshatit Çerkez, e kështu që me këtë do të zgjidhet edhe një problem shumë i madh që ka tanguar gjithë qytetarët, e ne veçanti banorët e fshatit Çerkez.
Punimet do të bëhen nesër ditë e martë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.
Rruga nuk do të bllokohet tërësisht, por komunikacioni do të funskionon vetëm në njërin krah të rrugës.
Kështu që ju lutem të gjithëve për mirëkuptim nëse krijohen kolona eventuale si dhe të shmangim lëvizjet e pa nevojshme.
Faleminderoj zv drejtorin e NP Hekurudhat e Maqedonisë, z. Fatlum Ilazi, si dhe Komunën e Kumanovës për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj problematike
Me respekte dhe mirëkuptim për ju!