Rregullat dhe Udhëzimet për antarët e gangut EdiAmerika
Këto janë rregullat, mosrespektimi i këtyre rregullave do të çojë në BAN
Rregullat:
- Nuk lejohet gjuajtja me armë në shtëpi.
- Nuk i’u lejohet të qëndroni në Legion/parkingut afer Spitalit pa ndonjë shkakë.
- Nuk lejohet sjellja e personave të panjohur në shtëpi (në qofse i sillni çdo gjë që bëjnë do jetë përgjegjësia jote)
- Në qofse boni lufta palidhje, e shtini gang-in n’beef pa nevoje e sene kshtu, ose largohuni vetë nga Gang Member ose edini ju :).
Nuk shkon me kan n’beef me cdo gang veq pse po keni qef ose spo keni qka me bo.
- Pasi që plagosesh edhe je në tokë ski drejtë me përdorë radion dhe me jep informacione (Situatë Rp’je). Nese nuk respektohet ky rregull merr BAN – për PowerGaming dhe tjetri për
Meta.
- Kur jeni në qytet ju duhet të jeni në radio. (Obligative)
- Ju duhet të qëndroni gjithmonë në karakter në rast se ka një problem, mos dilni nga karakteri por qëndroni në roleplay dhe raportoni lojtarin nëse është e nevojshme.
- Mos dil nga karakteri asnjëherë dhe mos informo lojtariann se po shkel një rregull në lojë. (OOC)
- Mos bëni veprime në lojë në mënyrë që ti bëni të tjerët të dalin jashtë karakterit. (OOC Baiting)
- Duhet të keni një mikrofon dhe ta përdorni për të komunikuar në server.
- Ju duhet të respektoni stafin dhe të gjithë lojtarët.
- Mos e lini serverin ndërsa jeni në një situatë roleplay për të shmangur arrestimin ose vdekjen. (Combat Logging)
- Nuk lejohet të telefenoni serviset e emergjencës me qëllimin e vetëm që ju ti kidnaponi, apo vrani. Gjithashtu nuk lejohet të dërgoni shumë mesazhe brenda një kohe të shkurtër kjo konsiderohet “Spamming”. (Baiting)
- Stacionet e Policisë, Stacionet EMS & Qendrat e Punës etj etj… janë zona të gjelbërta ku nuk mund të grabisni ose të qëlloni njerëz. (Green-Zones)
- OOC: Të folurit jashtë karakterit. Të flasësh për botën reale është e ndaluar
- Ju mund ta përdorni veturën tuaj për të bërë stunts ose kërcime por gjatë kësaj ju duhet ta konsideroni jetën tuaj, gjendjen e makinës dhe situatën p.sh. (Kërcimet stunts mund të arsyetohen kur jeni në ndjekje nga policia apo rast urgjent përndryshe jo).
- Mos shkoni AFK ndërsa jeni në lojë, nëse jeni AFK, gjithçka që ndodhë ndërsa jeni AFK është përgjegjësia juaj. Nëse shihni një lojtar tjetër AFK, atëherë mos i vrisni dhe mos u mirreni me ta.
- Të gjitha veprimet më poshtë janë veprime të dënueshme:
- Të vrasësh dikë për pak ose aspak arsye (RDM)
- Vrasja e qellimshme e dikujt duke përdorur një automjet (VDM)
- Të bësh gjëra që nuk janë të mundshme në jetën reale (PowerGaming)
- Bërja e stunts me makina në mënyra jo-reale. (NVL)
- Ju nuk mund ta nxirrni armën tuaj tek dikush që tashmë ka një armë tek ju dhe po ju plaçkit / merr peng. (FearRP)
- Nëse ju kan qëlluar dhe ju keni vdekur, duhet ta luani si të plagosur në varësi të llojit të lëndimit.
- Nëse ju qëllon policia shumë herë, kur ata ju stabilizojnë për t’ju procesuar, nuk mund të filloni menjëherë të nxirrni një armë ose thjesht të filloni të bëni gjëra palidhje sepse jeni të lënduar ende. (FailRP)
- Nëse ju kanë vrarë duhet të harroni të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur para vdekjes tuaj.
- Përjashtimet bëhen nëse nuk jeni “vrarë” përmes një dëmtimi të madh dhe EMS apo LSPD ju ka ndihmuar që të stabilizoheni. (NLR)
- Ofendimi i njerëzve shumë ashpër dhe jashtë roleplay nuk lejohet dhe ndëshkohet.
- Metagaming nuk lejohet, përdorimi i informacioneve që karakteri juaj nuk i ka mësuar në server (Livestreams ose Discord) dënohet.
- Nuk ju lejohet të qëndroni në të njëjtin vend për një kohë të gjatë, kur qëllimi juaj i vetëm është të prisni për dikë në mënyrë që ta grabitni / mbytni. Kjo konsiderohet “Camping”
- Në lidhje me identitetin e juaj kur jeni duke kryer veprime kriminale:
- Nëse nuk jeni duke përdorur një maskë atëherë policët mund të mbajnë mend fytyrën e juaj dhe t’ju arrestojn edhe pasi që keni ikur.
- Nëse ju e shpërndani emrin tuaj atëherë një “Warrant” mundet të hapet për ty dhe do të arrestoheni sa herë që policët ju konfirmojnë që ju jeni ai përmes leternjoftimit
- Përdorimi i kerrit personal për të vjedhur bankën nuk është e këshillueshme, pasi mund të merren modeli i makinës dhe policia t’ju arrestoj më vonë.
- Nëse është dikush afër jush dhe situata roleplay i përfshin ata çdo bisedë përmes një aplikacioni siç është “Discord” duhet të flitet gjithashtu në server. Përdorimi i “Discord” kur nuk keni telefon ose radio konsiderohet FailRP dhe është i ndaluar.